NP KOMUNALIA: DEPONIA PO DIGJET NGA DJE, FAJTORË MBLEDHËSIT E MBETURINAVE

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 03 shtator 2021 – Deponia e Bujanocit po digjet që nga pasdita e së enjtes, ndërkohë që për zjarrvënien e re, autoritetet nga Komunalia përsëri po fajësojnë grumbulluesit e lëndëve sekondare.

– Mbledhësit e lëndëve sekondare që vijnë këtu në kërkim të mbetjeve metalike dhe gomave janë shkaktar të zjarrit në deponi. Nëse ndonjë metal merr flakë, atëherë zjarri shpërthen dhe përhapet në mënyrë të pakontrollueshme – thotë Semi Aliu, drejtor teknik i NP “Komunalia”.

Ai shtoi se përmes Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, “Komunalia” kërkoi ndihmë për shuarjen e deponisë dhe se thirrjes i është përgjigjur Shërbimi zjarrfikës nga Vranja.

– Që nga dje ekipi ynë ka punuar në sanimin e zjarrit. Është e pamundur të shuhet zjarri vetëm me ujë por duhet mbuluar me dhe, andaj këtu janë sjellë disa kamionë me zhavor – tha Aliu.

Bujanovaçke kanë shkruar disa herë për zjarret e shpeshta në deponinë e qytetit dhe indinjatën e qytetarëve për shkak të ekspozimit ndaj tymit helmues.

Muajin e kaluar, Komuna e Bujanocit paralajmëroi se Ministria e mbrojtjes së mjedisit do të ndihmonte rreth stacionin transferues, i cili konsiderohet një zgjidhje shpëtuese dhe mënyra e vetme për të parandaluar katastrofën ekologjike që kërcënon qytetin dhe rrethinat e tij nga deponia e qytetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *