Bujanoc, 06 shtator 2021 – Në 24 orët e fundit, në Buajnoc është regjistruar vetëm një rast me Covid – 19, ndërsa 11 raste u regjistruan një ditë më parë, sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.
Një rritje e numrit të të infektuarve të rinj është regjistruar në Vranje, ku gjatë ditës u sëmurën 65 persona.
Presheva dhe Surdulica pasojnë me nga 4 raste, pastaj Vladiçin Hani me 3, ndërsa në Trgovishtë u regjistruan dy raste të reja.
Në territorin e rrethit Pçinja u testuan 248 persona, ndërsa analizat treguan se 79 persona ishin të infektuar me virusin korona.
Në Spitalin Kovid të QSH Vranjë, u shtruan 82 pacientë me Covid – 19, prej tyre 81 me pneumoni, dhe 46 ishin me oksigjenoterapi.
7 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, dhe një u transportua në Krushevcë.