BUJANOCI ME 8 RASTE TË REJA COVID – 19, VRANJA 73

Bujanoc, 08. shtator 2021 – Sipas Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 8 raste të reja të Covid – 19.

Sipas numrit të të infektuarve, Vranje ende kryeson me 73 pacientë të rinj.

Në territorin e rrethit Pçinja, u testuan për COVID-19 457 persona ndërsa rezultatet treguan se 123 prej tyre ishin të infektuar.

Pas Vranjës, sipas numrit të të infektuarve të rinj, pason Vladiçin Hani me 16, Surdulica me 13, Trgovishta me 9, Bujanoci me 8 dhe Preshevë me 4 raste.

Në Spitalin Kovid të QSH në Vranjë u shtruan 92 pacientë me Covid – 19, prej tyre me pneumoni 90, dhe 58 janë me oksigjenoterapi.

11 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, 2 u liruan për trajtim në shtëpi, dhe një u transportua në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *