Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. shtator 2021. – Sipas të dhënave të fundit nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, dozën e tretë të vaksinës kundër Covid – 19 deri më tani e kanë marrë pak më shumë se 350 qytetarë të Komunës së Bujanocit.
Zgjedhja e vaksinës për dozën e tretë deri më tani është redukuar në “Sinofarm”-in kinez, e cila është marrë nga 244 qytetarë, dhe “Pfizer”, e cila është zgjedhur nga 113 persona.
Deri më tani në Bujanoc, dy doza të vaksinës i kanë marrë 10,365 persona.
Numri më i madh i qytetarëve u imunizuan kundër Covid – 19 me vaksinën “Pfizer” (4,642), ndërsa disa dhjetëra më pak morën dy doza të vaksinës kineze.
Në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc thonë se ka interesim të madh për vaksinën “Pfizer” në mesin e qytetarëve që për herë të parë po vaksinohen kundër Covid – 19.