Nga fillimi i muajit 80 raste pozitive në Bujanoc

Bujanoc, 9. shtator 2021. – Në 24 orët e fundit Bujanoci ka regjistruar 10 raste të reja të Covid – 19, ndërsa sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik, Vranja është vatër e re e infeksioneveme këtë virus, me 97 persona të infektuar brenda një dite.

Që nga fillimi i shtatorit, në Bujanoc janë konfirmuar 81 raste të infeksionit me Covid – 19.

Nga 524 mostra të testuara nga territori i rrethit Pçinja, rezultatet treguan se janë infektuar 153 persona.

Vranja ndiqet nga Surdulica me 21, Vladiçin Hani me 14, Bujanoci me 10, Presheva me 7 dhe Trgovishta dhe Bosilegradi me nga dy të sapo infektuar.

Në Spitalin Kovid të QSH Vranjë, u shtruan 94 pacientë pozitivë me Covid – 19, nga të cilët 92 kishin pneumoni dhe 57 ishin me oksigjen.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *