VUÇIQ: DO T’I INTEGROJMË SHQIPTARËT E JUGUT TË SERBISË, POR ATA DUHET TA DINË SE NË CILIN SHTET JETOJNË

Bujanoc, Beograd 9. shtator 2021. – (Foto xhirim i ekranit) – Ne do të shtypim libra shkollorë në gjuhën shqipe, do ta përfshijmë një pjesë të shqiptarëve në sistem, do t’i integrojmë ata, ata do të punojnë si policë dhe mjekë, tha të mërkurën gjatë adresimit para opinionit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,.

– Por, shqiptarët le ta dinë se cilit shtet i përkasin, këtu nuk ka shantazh apo polemikë – shtoi Vuçiq.

Ai e tha këtë, pas bisedës së sotme me përfaqësuesit e OSBE -së për situatën në Preshevë dhe Bujanoc.

Javën e kaluar, kreu i Misionit të OSBE -së në Serbi vizitoi këto dy komuna, ku bisedoi me përfaqësues të shqiptarëve dhe serbëve të këtushëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *