ASFALTIMI I RRUGICAVE TE PARKU, VETËM PASI KOMUNALIA TA PËRFUNDOJE KANALIZIMIN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10. shtator 2021 – Për asfaltimin e rrucicave te parku i qytetit është duke pritur që NP “Komunalia” ta rregulloj infrastrukturën e rrjetit të ujërave të atmosferike që shtënë përgjegjësinë e saj, iu tha Bujanovaçkes në Administratën komunale në Bujanoc.

-Punat përgatitore për kanalizimet atmosferike, me sa jam i informuar, janë në progres dhe duhet të përfundojnë këtë javë. Për ato rrugë, është e nevojshme të zgjidhet rrjeti i ujërave të atmosferike, dhe tani që asfalti është hequr, është koha e duhur për ta bërë këtë. Ne duam të shmangim situatën e të pasurit asfalt të ri dhe trotuare, ndërsa ato sërish të vërshohen nga ujrat atmosferik – thotë kryeshefja e Departamentit për Investime dhe Zhvillim, Fazila Azemoviq.

Nga Kompania e shërbimeve komunale pritet të instalojë rreth 400 metra tuba dhe të punoj puseta të përshtatshme.

– U ra dakord që “Komunalia” dhe kontraktori për rekonstruimin e rrugicave të koordinojnë punimet. Që kontraktori të mos vonohet deri sa Komunalia t’i përfundoj punët e veta, por ndërkohë të bëjë diçka tjetër, ngase po skadon afati i kontraktuar. Është pak e tensionuar, por mendoj se zgjidhja përfundimtare e bartjes së ujërave atmosferike do të jetë për kënaqësinë e të gjithëve – thotë Azemoviq.

Siç u bindëm në vendin e ngjarjes, asfalti u hoq në rrugicat Vëllezërit Stoshiq dhe Vuk Karaxhiq, ndërkaq kështu sot do të veprohet edhe me rrugën 1 maji, e cila do të jetë e mbyllur për komunikacion deri sa të kryhen punimet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *