NË BUJANOC EDHE 12 RASTE POZITIVE, PO MBUSHEN SPITALET NË VRANJË

Bujanoc, 10. shtator 2021 – 12 persona të tjerë u sëmurën me Covid – 19 në Bujanoc, i cili e rriti numrin e të infektuarve në 93 që nga fillimi i muajit.

Sipas numrit të rasteve të reja të Covid – 19 në 24 orët e fundit, Bujanoci është në vendin e tretë në rrethin e Pçinjës.

Numri më i madh i të infektuarve dje u regjistrua në Vranje – 75, i ndjekur nga Vladiçin Hani me 16.

Në 24 orët e fundit në Qarkun e Pçinjës u testuan 491 persona, ndërsa analizat treguan se 121 persona ishin të infektuar me Covid – 19, pra 24.6 përqind e të testuarëve.

Në Spitalet Covid në QSH Vranjëjanë shtruar 101 pacientë, te të cilët është konfirmuar infeksioi me Covid – 19.

Janë 99 pacientë me pneumoni, dhe 58 janë me oksigjenoterapi.

Dymbëdhjetë pacientë u pranuan për trajtim spitalor, dhe tre u liruan, nga të cilët një pacient u transportua në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *