NË SHKOLLAT E MESME NË BUJANOC KORONA NËN KONTROLL

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 10. shtator 2021 – Në shkollat e mesme të Bujanocit, situata epidemiologjike tani është e qetë dhe mësimi po zhvillohet sipas modelit klasik – në bankat shkollore.

– Ne kemi 3 nxënës pozitivë në tri klasa të ndryshme dhe një punëtor ndihmës i cili u sëmur para fillimit të vitit shkollor – thotë Biserka Joviq, drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Shën Sava”.

Ajo shpjegon për Bujanvaçke se udhëzimet janë të tilla që nëse një nxënës në 48 orët e fundit ka qenë në kontakt me një nxënës të asaj klase me të cilin ulen në një bankë e që është i infektuar me virusin Covid -19, atëherë karantinoret edhe nxënësi ikontaktit, mirëpo meqë infektimi ka ndodhur në ditë vikendinuk ka pasour nevoja për masë të tillë.

– Ne kemi fëmijë të izoluar, pra që nuk vijojnë mësimin, për shkak të anëtarëve të familjes që janë të prekur, por jo edhe fëmijët e tyre, andaj deri më tani situata në shkollë është e qetë – na thotë drejtoresha.

Ajo shton se edhe nëse qyteti do të ishte në një zonë tjetër, ndërsa gjendja epidemiologjike është e qetë, kur është fjala për të infektuarit, nuk do të ketë nevojë të ndryshohet mënyra e zhvillimit të procesit arsimor, sepse kështu thuhet në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

Zejni Fejzulahu, drejtor i Shkollës së Mesme S”ezai Suroi”, i tha Bujanovaçkes se “situata në shkollë është shumë e qëndrueshme dhe në izoli janë vetëm një punëtor dhe një nxënës “.

Siç ka shkruar Bujanovaçke edhe më parë, vendimi për modelin e mësimdhënies në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike merret në nivelin e vetëqeverisjes lokale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *