Bujanoc, 13. shtator 2021 – Sipas të dhënave të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, nga 314 të testuar të dielën në rrethin Pçinja, 130 ishin pozitivë me Covid-19, që është më shumë se 40 përqind e të testuarëve.
Sipas raportit të fundit të EMSHP, nuk ka raste të reja të regjistruara me Covid-19 në Bujanoc, meqë të dielave në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, nuk merren mostra e as nuk bëhen testime.
Një ditë më parë, në Bujanoc u raportuan 13 raste të reja të Covid – 19, ndërsa që nga fillimi i muajit janë 119 persona të diagnostikuar me Covid – 19.
Numri më i madh i të infektuarve të djeshëm u regjistrua në Vranje – 85, i ndjekur nga Vladiçin Hani me 24, Surdulica me 18 dhe Presheva me 3 raste të reja.
Në Spitalin Covid në Vranjë u shtruan për trajtim 114 pacientë me Covid – 19, të gjithë kishin pneumoni, ndërsa kishte 58 pacientë me oksigjenoterapi.
Trembëdhjetë pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa dy të tjerë u liruan.