Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 15. shtator 2021. – Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, në Bujanoc janë regjistruar 11 raste të reja të infeksionit me Covid – 19.
Që nga fillimi i shtatorit, numri i përgjithshëm i qytetarëve të Bujanocit që janë prekur nga koronavirusi është 144.
Në nivelin e rrethit Pçinja, 595 njerëz u testuan në Kovid-19, dhe rezultatet treguan se 185, ose 31 përqind, janë pozitiv.
Vranja ende regjistron një numër tre shifror të rasteve pozitive – 109 persona të sapo infektuar janë konfirmuar në 24 orët e fundit.
Sa i përket numrit të rasteve në komunat tjera, Surdulica janë regjistruar 31 raste, Vladiçin Han 22, Bujanoc 11 dhe Bosilegrad 6 raste pozitive me Covid – 19.
Situata epidemiologjike është disi më e qëndrueshme në Preshevë dhe Trgovishtëë me vetëm nga 3 raste pozitive