Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 16. shtator 2021 – Në 24 orët e fundit, në Bujanoc u regjistruan 6 raste të reja me Kovid -19, gjë që për muajin shtator e rriti numrin e të infektuarve në 150 raste.
Tani, pas dy javësh, numri i të infektuarëve në nivel ditor në Bujanoc ka rënë në nën 10 raste .
Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, më së shumti të infektuar u regjistrua në Vranjë – 115, ndërkaq rritje të numrit të të prekurve shënuan Vlladiçin Hani – 50 dhe Surdulica me 29 raste të reja të infeksionit me Covid – 19.
Nga gjithsej 563 mostra të testuara në të gjithë rrethin Pçinja, 209 ose 37 përqind ishin pozitiv, ndërsa të mërkurën përqindja e të infektuarve ishte rreth 30% e të testuarëve.
Përveç Bujanocit, Presheva ka një numër njëshifror të rasteve të reja – 5, Trgovishta – 3 dhe një rast pozitiv u regjistrua në Bosilegrad.