ZËVENDËSIMI I ZDRUKTHTARISË: PASI NUK PARAQITET ASKUSH, KOMUNA NDRYSHON KUSHTET E KONKURSIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16. shtator 2021. – Për të marrë para nga buxheti i komunës për zëvendësimin e zdrukthtarisë në shtëpi dhe apartamente, banorët e komunës së Bujanocit nuk kanë më nevojë për leje ndërtimi ose vendim për legalizimin e objektit, por mjafton që ata vetëm të kenë paraqitur një kërkesë për legalizim.

Në 16 ditët që kur u hap thirrja publike për zëvendësimin e zdrukthtarisë, me bashkëfinancim nga vetëqeverisja lokale dhe Ministria e energjisë, nuk u paraqit asnjë aplikues, kështu që Këshilli komunal vendosi të mërkurën të ndryshojë Rregulloren dhe “të zbusë “kushtet e konkursit.

Përveç faktit se më nuk është e nevojshme që objekti të legalizohet, por të paktën të fillohet procedura e legalizimit, afati për aplikim është zgjatur me 21 ditë, i cili fillon nga e mërkura (15 shtator).

Kufiri prej 80,000 dinarëve, i cili fillimisht ishte përcaktuar të ishte granti maksimal nga buxheti komunal, gjithashtu është ndryshuar.

Tani, qytetarët mund të mbështeten në bashkëfinancim nga vetëqeverisja lokale deri në vlerë prej 200,000 dinarë, por me kusht që të mos ketë më shumë se 10 aplikues.

Siç ka raportuar më parë Bujanovaçke, fondet e përgjithshme të planifikuara të Komunës së Bujanocit dhe Ministrisë së Energjisë për këtë qëllim janë 2 milionë dinarë.

Në konkursin komunal, katër kompani tashmë janë përzgjedhur të cilat qytetarët do të jenë në gjendje t’i angazhojnë për të zëvendësuar zdrukthtarinë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *