Bujanoc, 17. shtator 2021 – sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranje, në 24 orët e fundit, në Bujanoc u regjistruan 16 infeksione të reja me covid- 19, që është dhjetë më shumë se një ditë më parë,.
Që nga fillimi i shtatorit, numri i rasteve pozitive në Bujanoc ka shkuar në 166 persona të sëmurë me Covid – 19.
Në territorin e Qarkut Pçinja u testuan 571 mostra, ndërsa rezultatet treguan se 186 persona rezultuan pozitivë për Covid -19.
Në Vranje ende kemi një shkallë të lartë të infeksionit, kështu që janë regjistruar 106 persona të tjerë të infektuar në atë qytet.
Menjëherë pas Vranjës për sa i përket numrit të pacientëve të rinj janë Vladiçin Hani me 33 dhe Surdulica me 20.
Presheva ka një numër njëshifror të personave të infektuar me 7, Bosilegradi 3 dhe Trgovishta 1.
Në spitalin Kovid të QSH në Vranjë janë shtruar 123 pacientë me infeksion Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërkaq 62 ishin me oksigjenoterapi.
14 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa u liruan 15, njëri prej të cilëve u transportua në Krushec.