NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME “SVETI SAVA” DHE “SEZAI SURROI” TË BASHKUAR NË PASTRIMIN E QYTETIT

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 17. shtator 2021 – Nxënësit e shkollave të mesme të Bujanocit “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi” së bashku pastruan qytetin, gjatë aksionit “Sepse ne e duam natyrën”.

Më shumë se 50 nëxnës pastruan deponinë ilegale pranë Motelit të Bujanocit, në të njëjtën kohë duke ndarë mbeturinat, pas së cilës plastika dhe qelqi u dërguan në deponinë e riciklimit.

– Unë gjithmonë bashkohem me nisma të tilla dhe besoj se së bashku kemi arritur të dërgojmë një mesazh pozitiv për të gjithë qytetarët. Kemi dhënë shembullin se si ta mbajmë mjedisin të pastër – tha pjesëmarrësja në aksion, Anduena Haziri

– Kishte një përgjigje vërtet të madhe të nxënësve për këtë veprim mjedisor nga të dy shkollat dhe mendoj se kemi dhënë një shembull të mirë se si të kujdesemi për pastërtinë e qytetit në një situatë kur deponitë ilegale po mbijnë në çdo cep – thotë Bogdan Matiq , kryetar i parlamentit të nxënësve në shkollën “Sveti Sava”.

Sipas fjalëve të bashkërendueses së aksionit, Tuba Avdiji, një numër i madh i të rinjve shprehën dëshirën për ta bërë jetën në qytetin e tyre më të bukur dhe më të pastër.

– Ndoshta gjëja më e mirë është se ata duan të ketë sa më shumë aksione të kësaj natyre – thotë ajo për Bujanovaçke.

Aksioni mjedisor u krye të martën, në kuadër të projektit ALVED të financuar nga Qeveria Britanike, organizuar nga “Peaceful Change iniciative” dhe “People in need”, dhe me mbështetjen e organizatave lokale “The future” dhe “Shoqata ekologjike”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *