COVID – 19 NË DY PARALELE NË SHKOLLËN “SVETI SAVA “, NË “SEZAI SURROI” MËSIMI PO ZHVILLOHET NORMALISHT

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 21. shtator 2021 – Për shkak të përkeqësimit të lehtë të situatës epidemiologjike në dy paralele në Shkollën e mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, mësimi do të zhvillohet sipas të ashtuquajturit model “i verdhë”, ose i kombinuar. Në mesin e punonjësve infeksioni me Covid – 19 u konfirmua te dy arsimtarë.

– Bëhet fjalë për paralelet e klasës së parë dhe të dytë, në të cilat janë gjithsej pesë nxënës të prekur me Covid – 19, përfshirë edhe nxënësit të cilët janë në izolim për shkak të kontaktit të ngushtë me të prekurit në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes – tha për Bujanovaçke, drejtoresha Biserka Joviq.

Ajo shpjegoi për Bujanovačke se modeli “i verdhë” nënkupton ndarjen e nxënësve në dy grupe, në mënyrë që njëri të ndjekë mësimet në shkollë, dhe grupi tjetër në shtëpi – online.

– Që nga dje, ne gjithashtu kemi dy mësues pozitivë me Covid – 19, thotë drejtoresha.

Ndryshe nga Shkolal “Sveti Sava”, në shkollën e mesme “Sezai Surroi” Bujanoc, sipas drejtorit Zejni Fejzulahu, situata epidemiologjike është nën kontroll dhe mësimi po zhvillohet në shkollë.

– Zyrtarisht, ne kemi vetëm një nxënës pozitiv, kështu që nuk kishte nevojë të ndryshohej mënyra e zakonshme e zhvillimit të procesit mësimor – tha Fejzulahu.

Ju kujtojmë, modelet e mundshme të mësimdhënies në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike janë “i verdhi”, që nënkupton një kombinim të zhvillimit të procesit në klasa dhe gjymës tjetër online, dhe modelit të kuq, kur i gjithë procesi zhvillohet në platfoma online.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *