MUSTAFA: VENDIMI MBI TARGAT DËMTON SHQIPTARËT E BUJANOCIT, PRESHEVËS DHE MEDVEGJËS

Bujanoc, 21. shtator 2021 – Vendimi i autoriteteve kosovare për reciprocitetin ndaj Serbisë lidhur me targat e automjeteve po ndëshkon banorët e komunave në jugun e Serbisë, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit kombëtar të shqiptarëve (KKSH).

Sipas tij, shqiptarët mirëpresin çdo veprim që forcon pozitën e shtetit të Kosovës, por “ky vendim njëkohësisht do të prekë banorët e Luginës së Preshevës”.

– Ata janë të lidhur historikisht dhe tradicionalisht me Kosovën. Ne presim që Qeveria e Kosovës të shkojë më tej dhe të kërkojë reciprocitet në të drejta, ashtu që shqiptarët në Luginën e Preshevës të gëzojnë të drejtat që kanë serbët në Kosovë – tha Mustafa, raporton portali kosovar Ekonomia Online.

Ai shtoi se me taksën e vendosur nga Kosova, po përkeqësohet edhe pozita e shqiptarëve në Kosovë, ndërsa zgjidhja duhet bërë përmes dialogut.

Siç shkroi Bujanovaçke, autoritetet e Kosovës të hënën vendosën reciprocitet me Serbinë në lidhje me targat e automjeteve, me çka të gjithë ata që hyjnë në Kosovë me targa të Serbisë detyrohen të përdorin targat provuese të Kosovës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *