NË BUJANOC, DHJETË TË PREKUR NGA COVID – 19

Bujanoc, 21. shtator 2021 – Sipas treguesve të fundit del se në 24 orët e fundit në Bujanoc nga Covid – 19 janë prekur 10 persona të tjerë, gjë që numrin e të infektuarve gjatë shtatorit e rriti në 201.

Krahasuar me javën e kaluar, kur numri i rasteve të regjistruara të infeksionit me Covid – 19 ishte vazhdimisht treshifrorë, Vranje regjistroi një rënie të lehtë të rasteve të reja, meqë dje u regjistruan 80 raste të reja.

Sipas të rezultateve të fundit të publikuara nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik bëhet e ditur se nga 549 mostra të testuara në nivelin e rrethit Pçinja, u regjistruan 155 raste të reja të prekur nga virusi Covid – 19.

Pas Vranjës, sipas numrit të rasteve, pasojnë Vladicin Hani me 32, Surdulica me 24, Bujanoci me 10, Trgovishta me 5, Bosilegradi 3 dhe një rast nga Presheva.

Në spitalet Kovid të QSH në Vranjë janë shtrirë 134 pacientë të prekur me Covid – 19 dhe pneumoni, ndërsa 60 ishin me oksigjenoterapi.

16 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, 20 u liruan, ndërsa një u transportua për në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *