BE MBI TARGAT: NUK KA ZGJIDHJE NË AKSIONET E NJËANSHME

Bujanoc, 22. shtator 2021 – Me rastin e vendimit të autoriteteve të Kosovës për futjen e targave provuese, Komisioneri i Bashkimit evropian për zgjerimin, Oliver Varhelji, përmes mesazhit të tij tha se kurrë nuk do të ketë zgjidhje me veprime të njëanshme.

– Imperativi i Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë qetësimi i tensioneve, kthimi në dialog dhe sigurimi i lirisë së lëvizjes pa vonesë – deklaroi ai në Twitter.

Ai theksoi se në asnjë rast veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje.

– Ato tashmë po çojnë në tensione të panevojshme dhe ato duhet të tërhiqen – tha Varhelji.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *