MALLI: PENSIONISTËT SOT MARRIN NGA 50 EURO

Bujanoc, 22. shtator 2021 – Pensionistët dhe shfrytëzuesit e fondit SPI do të marrin 50 euro nga shteti, deri në fund të ditës së sotme, njoftoi Ministri i Financave, Sinisha Malli.
Sipas tij, kjo është një ndihmë e madhe për qytetarët e moshuar dhe përmbushje e një premtimi tjetër nga shteti.
– Kjo është pjesë e paketës së tretë të ndihmës. Diku rreth 1.7 milion pensionistë dhe shfrytëzuestë pensioneve do t’i marrin këto para – tha Sinisha Malli për RTS.
Ai kujtoi pagesat e mëparshme, të cilat kishin për qëllim zbutjen e pasojave të pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid – 19, duke theksuar se janë gjithsej 59.000 dinarë ndihma për secilin pensionist gjatë 18 muajve të pandemisë.
Ai shtoi se të gjithë qytetarët e rritur do të marrin 30 euro të tjera në nëntor, për të cilat nuk kërkohet riaplikim, ndërsa ndihma prej 20 eurosh do të paguhet në dhjetor.
Nga 15 nëntori deri në fund të atij muaji, për këtë lloktë ndihmës mund të aplikojnë edhe ata që në ndërkohë kanë arritur moshën madhore, si dhe ata që nuk kanë aplikuar më parë për ndihmën “30 plus 30”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *