Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 21. shtator 2021 – Në 24 orët e fundit në Bujanoc u regjistruan, 16 raste të tjera të koronavirusit, gjashtë më shumë se një ditë më parë.
Që nga fillimi i shtatorit, në Komunën e Bujanocit janë konfirmuar 217.
Në nivelin e rrethit Pçinja, të martën u testuan 548 njerëz, nga të cilët 174 ishin të infektuar me virusin Covid – 19.
Nga ky numër, më së shumti raste pozitive u regjistruan në Vranjë -98, e ndjekur nga Surdulica me 30, Vladiçin Hani me 25, Bujanoci me 16 dhe Trgovishta me 3 raste pozitive me Covid – 19.
Nga një rast pozitiv, i infektimit me virusin me Covid – 19, është regjistruar në Preshevë dhe Bosilegrad.
Në spitalet Kovid të QSH në Vranjë janë hospitalizuar 132 pacientë me Covid – 19 dhe pneumoni, ndërsa 61 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Për trajtim spitalor u pranuan 19 pacientë, i njëjti numër u lirua dhe një u dërgua në Krushevc, për trajtim të mëtejshëm.