Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 23. shtator 2021 – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) i dërgoi një kërkesë zyrtare Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për të përjashtuar banorët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nga detyrimi i pagesës së targave provuese të Kosovës, tha për Bujanovaçke, Ragmi Mustafa – kryetar i KKSH -së.
Mustafa thekson se gjëja më e rëndësishme është “krijimi i kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe kapitalit”, siç tha ai, “jo vetëm për shkak të lidhjeve familjare, por edhe për shkak të lidhjeve biznesore”.
– Ne mbështesim çdo vendim të Qeverisë së Kosovës që forcon shtetësinë e tyre, por ata duhet të kenë parasysh se Bujanoci dhe Presheva janë komunat më pak të zhvilluara dhe më të varfra ndaj duhet të tregojnë më shumë mirëkuptim kur marrin vendime që prekin drejtpërdrejt këto zona – thotë Mustafa
Mustafa nuk mund të saktësojë se cila do të jetë përgjigja e institucioneve të Kosovës dhe si do të bëhet “përjashtimi” i banorëve të këtyre komunave, duke iu referuar fjalëve të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
– Ministri foli për kompensimin, por ne nuk kemi informacion se si dhe në çfarë mënyre do të zgjidhet, sepse vendimi për këtë merret nga Qeveria e Kosovës – tha Mustafa.
Udhëheqësit politikë shqiptarë në Bujanoc – Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi – mbështetën vendimin e autoriteteve në Prishtinë rreth targave provuese, por të dy theksuan se ky veprim do të dëmtoj banorët e komunave në jug të Serbisë.