Në Bujanoc, 15 persona të infektuar me Covid -19

Bujanoc, 23. shtator 2021 – Sipas rezultateve të testeve të bëra së fundmi, u publikua se 15 qytetar të Bujanocit ishin të prekur nga Covid – 19.

Numri i të prekurve në komunën tonë gjatë shtatorit tani është rritur në 232

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik bëhet e ditur se në Qarkun e Pçinjës u testuan 585 mostra.
Rezultatet treguan se nga virusi Covid – 19 ishin prekur 177 persona.

Nga ky numër 97 janë nga Vranja, 33 nga Vlladiçin Hani, 27 nga Surdulica, 15 nga Buajnoci, 3 nga Tërgovishta ndërsa me nga një ishin Presheva dhe Bosilegradi.

Në spitalet Kovid të QSH në Vranjë janë shtrirë 139 pacientë të prekur me Covid – 19 dhe pneumoni, ndërsa 60 ishin me oksigjenoterapi.

20 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, 10 u liruan, ndërsa 2 u dërguan për trajtim spitalor në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *