NË SPITALET COVID NË VRANJË U REGJISTRUAN NËNTË RASTE TË VDEKJEVE

Bujanoc, 28. shtator 2021 – Në spitalet kovid të Qendrës Shëndetësore Vranjë, nga pasojat e virusit Covid-19, në tri ditët e fundit vdiqën 9 pacientë, u njoftua të martën nga ky institucion shëndetësor.
Për të tretën ditë me radhë, në QSH në Vranjë po regjistrohen nga tri 3 vdekje, raporton Vranje News.
Siç më parë kishte raportuar Bujanovaçke, në 24 orët e fundit, për trajtim spitalor janë shtruar 26 pacientë, ndërsa u liruan 14.
144 pacientë aktualisht janë të shtruar në dy spitalet COVID të Qendrës shëndetësore në Vranjë (Psikiatria dhe Kirurgjia e vjetër), dy më shumë se një ditë më parë.
Të gjithë të shtruarit ishin pozitivë në koronavirus dhe u diagnostikuan me pneumoni.
Për shkak të ngulçimi 63 pacinetë janë në oksigjenoterapi, dy më shumë se një ditë më parë.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, dy pacientë u transportuan në spitalin Kovid në Krushevc.
Në sistemin Covid të QSH Vranjë aktualisht janë 14 vende të lira, tetë më pak se të hënën.
Sipas informacioneve nga QSH Vranjë, në spitalet Covid nuk është duke u trajtuar asnjë fëmi.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *