EDHE 16 RASTE POZITIVE NË BUJANOC

Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 29. shtator 2021 – Edhe te 16 banorë të komunës së Bujanocit u konfirmua  prania e virusit Covid – 19, tregojnë të dhënat e fundit nga Enti prë mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.
Ndërkaq në dy ditët e fundit numri i të infektuarëve ka shkuar në 32.
Dje, në nivel të Qarkutt ë Pçinjës janë testuar 586 persona, ndërsa nga ky numrë 151 veta kanë rezultuar tl infektuar me virusin Covid – 19.
Gjatë 24 orëve të fundit më së shumti të infektuar pati nga Vranja – 81, pasuar nga Vlladiçin Hani me 35, Surdulica me 14, dhe Bosilegradi me 3 të prekur.
Gjatë ditës së djeshme në Preshevë dhe Tërgovishtë janë regjistruar vetëm se nga një ras.
Në Spitalet kovid të QSH Vranjë, janë duke u trajtuar 148  pacientë dhe të gjithë janë pozitiv në Covid – 19, e të cilët kanë edhe pneumoni, ndërsa 68 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Në trajtim spitalor janë pranuar 18 pacientë të rinjë, ndërkaq në shtëpi janë lëshuar 10.
Nga QSH në Vranjë dje u njoftua se në tri ditët e fundit në spitalet Kovid të këtij enti,  nga pasojat e infeksionit me Covid – 19 kanë vdekur 9 pacientë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *