BUJANOCI MË NUK KA SHTIM NATYROR POZITIV , MË SHUMË VDEKJE SE LINDJE NË 2020-ën

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30. shtator 2021 – Bujanoci më nuk është më në mesin e komunave në Serbi që kanë një shtim natyror pozitiv të popullësisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Entin Republikan të Statistikave, në vitin 2020 kishte më shumë lindje sesa vdekje kishte në vetëm tri komuna – Preshevë, Novi Pazar dhe Tutin.

Vitin e kaluar, në komunën e Bujanocit kishte 427 lindje, dhe 486 vdekje, që do të thotë një shtim natyror negativ, prej -59.

Disa vjet më parë, Bujanoci ishte në grupin e vogël të qyteteve dhe komunave me një shtim natyror pozitiv, ndërsa kjo mund të ilustrohet me të dhënat për vitin 2019, kur kishte 78 lindje më shumë se vdekje.

Sa për krahasim, atë viti kishte 452 lindje, pra 25 më shumë se në vitin 2020, që është një ndryshim i vogël në natalitet.

Mirëpo, vitin e kaluar në Komunën e Bujanocit ka patur 113 vdekje më shumë, në krahasim me vitin 2019, kur pati 373 vdekje.

Në nivel të Qarkut të Pçinjës shtimi natyror i popullësisë është në minus, me ç’rast janë 1.100 vdekje më shumë se sa lindje, ndërsa në nivelin e gjithë vendit, u regjistrua një rritje negative prej -55,158.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *