I RIU NGA BUJANOCI ARRESTOHET PËR VJEDHJE PARASHË

Bujanoc, 30. shtator 2021 – Bujanocasi D.I. (2002) u arrestua me dyshimin se kishte grabitur dy herë një dyqan në Bujanoc.

Sipas policisë, D.I. dyshohet se më 28 shtator të këtij viti, ai ka hyrë në një dyqan në Bujanoc dhe duke përdorur neglizhencën e një punëtoreje, ka vjedhur para nga arka.

Ai, poashtu, më 13 shtator të këtij viti, nga i njëjti duqan kishte grabitur vodhi 50 pako cigare.

Sipas një deklarate të policisë, një pjesë të parave të gjetura policia ia ktheu pronarit.

Me urdhër të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë publike themelore në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar mbajtja deri në 48 orë, ndërsa ai do t’i dërgohet Prokurorisë, krahas kallëzimit penal.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *