Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 30. shtator 2021 – Sipas rezultateve të fundit të 24 orëve të fundit në Bujanoc janë 22 persona të tjerë të prekur me virusin Covid – 19 – që në muajt e fundit paraqet numrin më të madhë brenda një dite.
Kështu, në tre ditët e fundit, numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit me Covid – 19 u rrit në 54, ndërsa ky numër gjatë shtatorit ka shkuar në 328 raste.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, nga 556 persona të testuar për Covid-19 në Qarkun e Pçinjës, prania e virusit u konfirmua në 161 persona.
Vranja ende e ka numrin më të madh të të infektuarve të rinj – 84, e ndjekur nga Surdulica me 28, Vladiçin Hani me 16, Tërgovishta me 8 dhe Presheva me 3.
Në spitalet Kovid të Vranjës janë duke u trajtuar 137 pacientë, të gjithë pozitivë në virusin korona dhe me pneumoni.
67 pacientë janë me oksigjenoterapi.
Për trajtim spitalor u pranuan 9 pacientë të rinjë, 10 u liruan, ndërsa njëri u dërgua për trajtim të mëtejshëm në Krushevc.
Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet Kovid të QSH Vranjë kanë vdekur 3 pacientë, që do të thotë se në pesë ditët e fundit kishte gjithsej pesëmbëdhjetë vdekje, u bë e ditur të martën nga Qendra Shëndetësore në Vranjë.