Bujanoc, 04. tetor 2021 – Me rastin e konfliktit midis disa personave dhe prishjen e një makine afër Sërpska kuqës, komuna e Bujanocit, siç dëshmohet nga një video, e xhiruar nga njëri prej pjesëmarrësve në incident, prokuroria themelore në Vranjë po po procedon sipas fletëdenoncimit me akuzat për vepër penale “lëndim i lehtë trupor”kundër disa personave nga Komuna e Bujanocit.
Për Bujanovaçken në Prokuri thanë se N.D. nga Vranja paraqiti një denoncim ku thuhet se Xh. A. nga Samolica e kishte goditur me lopatë.
“Ju njoftojmë se më 2 tetor 2021, SP Preshevë informoi se N.D. nga Vranja, denoncoi një rast sipas të cilit personat Xh.A, Xh.Sh. dhe Xh.E., të gjithë nga fshati Samolicë dhe G.S. nga Bujanoci, iu kishin afruar automjetit të tij, i cili qëndronte i prishur, afër traut të pagesës rrugore pranë fshatit Srpska kuqë, dhe se pas një diskutimi të shkurtër, Xh.A. e goditi me lopatë në pjesën e kokës, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ndërsa më pas ai ia theu xhamat e automjetit të tij, duke thënë “mbase ju jeni serb”. U urdhërua dalja në vendin e ngjarjes për ekspertizë, të merret lopata, të bëhet intervistimi i të dëmtuarit dhe të gjithë dëshmitarëve okularë të rasti, marrja e dokumentacionit mjekësor dhe mbledhja e provave të tjera në drejtim të veprës penale të lëndimit të lehtë trupor sipas nenit 122, paragrafi 2. Lidhur me paragrafin 1. Të Kodit penal”, thonë nga Prokuroria.
Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një konflikt mes taksistëve të Vranjës dhe punëtorëve ndërtimor nga komuna e Bujanocit.
Ende nuk dihet se çka i kishte parapri ngjarjes që shihet në këtë video.