NË SHKOLLAT E BUJANOCIT PUNË PËR 40 PËRCJELLËS PERSONAL

Shkruan: D. Stoshiq

 

Bujanoc, 05. tetor 2021 – Dyzet qytetarë të Bujanocit u punësuan në shkolla dhe kopshte në komunën e Bujanocit, ku do të punojnë si përcjellës personalë për fëmijët me nevoja të veçanta, në vitin shkollor 2021/2022.

 

Të hënën, komuna e Bujanocit nënshkroi kontrata me vlerë afër 14 milionë dinarë me 40 përcjellës personal të cilët do të kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta që ndjekin mësimet e rregullta në territorin e komunës.

 

– Të gjithë përcjellësit personalë të punësuar kanë vendbanim në komunën e Bujanocit dhe kanë kaluar trajnime për të marrë një licencë për të punuar me fëmijë me nevoja të veçanta – tha kreu i zyrës së kryetarit Sali Salihi, duke shtuar se trajnimi është realizuar nga organizata “Buzëqeshja “nga Vllasotince.

 

Kjo organizatë merret me shërbimet e mbrojtjes sociale dhe është e angazhuar në zbatimin e programit, në mënyrë që të monitorojë punën e përcjellësve dhe zhvillimin e fëmijëve.

 

Salihi shtoi se ky program përfshin fëmijët me nevoja të veçanta të cilët ndjekin mësimet në territorin e komunës sonë, kështu që gjithsej 60 fëmijë me nevoja të veçanta që kanë nevojë për këtë shërbim në marrjen e njohurive, do të marrin një përcjellës personal.

 

Ai më tej deklaron nevojë për përcjellës personal në shkollat fillore kanë 42 nxënës, dhe nga 9 të tillë për secilën shkollë tëe mesme dhe në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”.

 

Mbi 8 milionë dinarë u ndanë nga buxheti komunal për këtë program, ndërsa Ministria e Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale ndihmoi me afro 6 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *