NË BUJANOC MË SË SHUMTI TË PREKUR QË NGA FILLIMI I MUAJIT

Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 06. tetor 2021 – Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, me Covid – 19 në Bujanoc janë prekur edhe 24 persona – më së shumti në baza ditore që nga fillimi i valës së re të pandemisë së virusit korona.
Me gjithë rezultatet e testimit nga e marta, nga fillimi i tetorit në komunën e Bujanocit me virusin korona janë prekur 71 persona.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë nga testimet e bëra në  516 persona nga territori i rrethit të Pçinjës, 149 rezultuan pozitiv në Covid -19.
Krahasuar me periudhën e mëparshme, Vranja regjistroi një rënie të lehtë të rasteve të reja – 84, Surdulica dhe Vlladiçin Hani me nga 13, Tërgovishta – 10, Bosilegradi – 5 dhe një nga Presheva.
Në spitalet Kovid të Vranjës janë shtruar për trajtim 110 pacientë, të gjithë të prekur nga Covid – 19.
59 pacientë janë me pneumoni dhe në oksigjenoterapi.
9 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, dhe 16 pacientë u liruan.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *