PËR DHJETË DITË NË SPITALIN E VRANJËS KANË VDEKUR 27 PERSONA TË PREKUR ME COVID – 19

 

Bujanoc, 06. tetor 2021 (Foto Juzhne vesti) – Nga pasojat e sëmundjes nga infeksioni me virusin korona, në spitalet Kovid të Vranjës gjatë dhjetë ditëve të fundit vdiqën 27 pacientë.

Në dhjetë ditët e fundit, gjithsej 27 pacientë që ishin pozitivë me Covid – 19 vdiqën në dy spitalet Kovid në Qendrën shëndetësore në Vranje (Psikiatri dhe Kirurgji të Vjetër), transmeton Danas.

Mesatarisht, kishte tre vdekje në ditë, por ai numër ka ardhur duke u zvogëluar ditët e fundit, kështu që sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik, të publikuara të hënën, u regjistrua një vdekje.

Siç kishte njoftuar më parë Shtëpia e shëndetit në Vranje, muajin e kaluar vdiqën 40 pacientë të këtij spitali si rezultat i sëmundjes Covid -19.

Në sistemin kovid të Qendrës Shëndetësore Vranjë, janë duke u trajtuar 110 pacientë pozitivë me Covid -19 dhe me pneumoni.

Mbështetja me oksigjen është e nevojshme për 59 pacientë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *