PËR ZËVENDËSIMIN E ZDRUKTHTARISË JANË PARAQITUR 28 BUJANOCAS

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 07. tetor 2021 – 28 qytetarë të komunës së Bujanocit kanë aplikuar për zëvendësimin e zdrukthtarisë në shtëpitë dhe apartamentet familjare me subvencione nga buxheti komunal, Iu tha portalit tonë në vetëqeverisjen lokale.

Afati i aplikimit përfundoi të mërkurën (6 tetor) ndërsa 2 milion dinarë u ndanë për Programin e Rehabilitimit Energjetik.

Komisioni që do të vendosë për aplikimet, mirëpo nuk ka ndonjë afat për publikimin e listës së qytetarëve që do të marrin para për zëvendësimin e zdrukthtarisë.

Rregullorja përcakton që së pari bëhet një listë paraprake, e ndjekur nga kontrolli në terren dhe vizita në familje, pas së cilës komisioni duhet të përcaktojë listën përfundimtare të renditjes së fituesve të subvencioneve.

Siç kishte shkruar më parë Bujanovaçke, në gjysmën e muajit shtator Komuna kishte vendosur për të ndryshuar Rregulloren dhe “lehtësimin” e kushteve, sepse nuk kishte pasë aplikime për 16 ditët e para nga hapja e thirrjes publike (1 shtator).

Pas ndryshimeve të Rregullores, më nuk është e nevojshme leja e ndërtimi ose aktvendimi për legalizimin e objektit, duke e paraparë të mjaftueshme vetëm aplikacionin për nisjen e procedurës së legalizimit.

Më herët, katër kompani u përzgjodhën në konkursin komunal, të cilat qytetarët do të jenë në gjendje t’i angazhojnë për zëvendësimin e zdrukthtarisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *