COVID – 19 NË BUJANOC: NË DY DITËT E FUNDIT BIE NUMRI I TË PREKURVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 08. tetor 2021 – Në dy ditët e fundit në Bujanoc është duke rënë mumri i të infektuarve me virusin Covid – 19. Gjatë ditës së djeshme, u konfirmuan 9 raste të reja të infektimit me Covid – 19.

Që nga fillimi i tetorit, 92 persona nga Bujanoci kanë qenë pozitivë me virusin korona.

Që nga fillimi i valës së katërt, numri më i lartë i të infektuarve në një ditë ishte të martën (5 tetor) – 24, pas së cilës ky numër filloi të bie nga dita në ditë.

Në 24 orët e fundit ka një rënie të numrit të të prekurve dhe të testuarëve edhe në nivelin e Qarkut të Pçinjës.

492 persona u testuan për Covid – 19, ndërsa 132 persona ishin pozitivë, ose 26.8 përqind.

Për krahasim, të enjten pati 2 përqind më shumë infeksione.

Numri më i madh i pacientëve është ende nga Vranje – 81, 22 janë nga Vladiçin Hani, 11 nga Surdulica, 5 nga Tërgovishta dhe nga me 2 Bosilegradi dhe Presheva.

Në spitalet Covid të QSH Vranjë janë duke u trajtuar 119 pacientë, 6 më shumë se dje.

U pranuan 14 pacientë të rinjë ndërsa 4 u liruan, një prej të cilëve u transportua në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *