Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11 tetor 2021.(Foto nga profili FB i Musliut) – Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, i kërkoi Serbisë që të “tërheqë forcat ushtarake nga rrugët”, pasi që në profilin e tij në FB kishte “varur” një xhirim ku shihen disa pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në Konçul.
Musliu gjithashtu i dërgoi një kërkesë Shqipërisë dhe Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar për të adresuar urgjentisht “këtë provokim të Serbisë” dhe që për këtë situatë të diskutohet edhe në Kombet e Bashkuara.
– Serbia gabon nëse mendon se veprime të tilla do ta frikësojnë popullatën shqiptare të Luginës – deklaroi Muslija në Facebook.
Në videon që ai publikoi shihen tre persona të uniformuar me armë.
-Shfaqja e personave të armatosurve deri në dhëmbë në një territor paqësor, i cili gjithashtu përballet me kushte të vështira ekonomike (sepse Serbia nuk investon dhe pengon çdo investim në Luginë), nuk mund të kuptohet ndryshe veçse terrorizëm, sepse qëllimi kryesor është të fusë frikën dhe pastaj largimin e të rinjve nga këto hapësira – thotë Musliu.
Ai shtoi se ky veprim nuk mund të quhet ndryshe përveçse një provokim, sepse nuk ka arsye për patrullimin e Ushtrisë serbe në autostradën Bujanoc-Gjilan.
– Qëllimi kryesor i këtij akti është të fusë frikën tek popullata civile e kësaj zone – tha ai.