fbpx

NË SPITALET KOVID TË VRANJËS 40 RASTE TË VDEKJES PËR DY JAVË

Bujanovaçke, 11. tetor 2021.

Bujanoc, 11 tetor 2021. – Në 16 ditët e fundit, në spitalet e Qendrës Shëndetësore Vranje vdiqën 41 pacientë, thuhet në kumtesën e Spitalit të Vranjës, të lëshuar të hënën.

Dy vdekje u konfirmuan dje, dhe tre persona vdiqën një ditë më parë, raporton Vranje news.

Sipas të dhënave të publikuara, në dy spitalet kovid të QSH Vranjë (Psikiatria dhe Kirurgjia e vjetër) aktualishtjanë duke u trajtuar 120 pacientë, 3 më shumë se një ditë më parë.

Të gjithë të hospitalizuari e tanishëm janë pozitivë për koronavirus dhe kanë pneumoni.

Numri i pacientëve me oksigjenoterapi është 61, që është një më shumë se një ditë më parë.

Dy pacientë u transportuan në spitalin e Krushevcit ditën e kaluar për shkak të komplikimeve shëndetësore.

Aktualisht ka 38 vende të lira në spitalet Kovid, 3 më pak se dje.

Sipas informacioneve nga QSH Vranje, nuk ka fëmijë të shtrirë në këto spitale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *