Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 13 tetor 2021. – Vaksinimi kundër gripit sezonal duhet të fillojë së shpejti, njoftojnë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, por ende nuk dihet se si do të bëhet.
Sipas Dr Afërdita Mustafës, koordinatore për imunizimin në SHSHS, vaksina kundër koronës dhe vaksina kundër gripit sezonal nuk përjashtojnë njëra -tjetrën.
– Vaksina e gripit mund të merret në njërin krah, vaksina antikovid në krahun tjetër, pa asnjë efekt anësor, sepse ato janë të ndryshme – thotë Dr. Mustafa.
Ajo tha se për momentin, nuk dihet nëse vaksinimi kundër gripit sezonal do të kërkojë një aplikim elektronik dhe nëse vaksinimi do të bëhet në Fakultetin ekonomik, ku njerëzit tani më janë duke u vaksinuar kundër Covid – 19, apo në Shtëpinë e shëndetit.
Ajo theksoi se vaksinimi kundër gripit sezonal është i rëndësishëm, veçanërisht për qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe për të sëmurët kronikë.
Sipas “Južne vesti”, Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranje ka pranuar vaksinën trivalente të Torllakut, e cila është menduar për moshat 18 deri në 65 vjeç, ndërsa deri në fund të javës, do të arrijë edhe vaksina katërvalente nga Instituti “Batur”, me të cilën mund të vaksinohen edhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muaj.