fbpx

BRENDA NJË DITE 16 RASTE POZITIVE NË BUJANOC

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 14 tetor 2021. – Bujanoci regjistron një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja me koronavirus, kështu që në 24 orët e fundit kjo sëmundje u konfirmua te 16 persona.

Kjo e vendos Bujanocin në vendin e tretë për sa i përket numrit të sapoinfektuarve, pak pas Vranjës dhe Surdulicës.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të koronavirusit që nga fillimi i tetorit është rritur në 159.

Të dhënat e fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë rezultoi se nga 518 persona të testuar në Qarkun e Pçinjës, 163 prej tyre ishin të infektuar me virusin Covid -19.

Sipas numrit të pacientëve, Vranje ende kryeson me 95 persona të infektuar, e ndjekur nga Surdulica me 26, Vladiçin Hani me 15, Tërgovishta me 6, Bosilegradi me 5 dhe Preshevë me një rast pozitiv.

Në spitalet Kovid të Vranjës, numri i pacientëve që marrin trajtim spitalor është i njëjtë me atë të djeshmin – 120.

Të gjithë ata janë pozitivë në virusin korona dhe kanë pneumoni, ndërsa 69 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

12 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa 8 u liruan.




Leave a Reply

Your email address will not be published.