Bujanoc, 15 tetor 2021. – Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në Bujanoc janë konfrmuar 12 raste të reja të infeksionit me virusin Covid – 19.
Për katër ditët e fundit, në Komunën e Bujanocit me Covid – 19 janë prekur 49 persona, ndërsa që nga fillimi i muajit janë regjistruar 171 raste të infeksionit.
Siç u njoftua të Premten nga Qendra Shëndetësore në Vranjë, një pacient vdiq dje në spitalet Kovid të kësaj Qendre, ndërkaq në 20 ditët e fundit pati 45 vdekje.
Në Qarkun e Pçinjës të enjten u testuan 478 persona, ndërsa 129, ose 26.9 përqind e tyre, rezultuan pozitivë.
Nga ky numër, 67 janë nga Vranja, 23 nga Surdulica, 14 nga Vlladiçin Hani, 9 nga Tërgovishta, 3 nga Bosilegradi dhe 1 nga Presheva.
120 pacientë me Covid – 19 janë në trajtim spitalor.