ÇERTIFIKATA KOVID: KËTO JANË KATËR MËNYRAT PËR TË QËNDRUAR NË KAFENE PAS ORËS 22.00

Bujanoc, 20. tetor 2021. – Shtabi i Krizave mori vendimin për futjen e Çertifikatave Kovid për hyrjen në objektet e hotelerisë, pas orës 10 të mbrëmjes.

Siç tha kryeministrja Ana Brnabić, vendimi do të hyjë në fuqi të shtunën (23 tetor).

Ja se çka konsiderohet Çertifikatë Kovid:

1. Çertifikatë e vlefshme Kovid, me të cilën do të jeni në gjendje të qëndroni në objektin e hotelierisë pas orës 22:00, konsiderohet konfirmimi i marrjes së dozës së dytë ose të tretë të vaksinës. Vërtetimi për dozën e dytë – nuk duhet të jetë më i vjetër se shtatë muaj nga dita e vaksinimit. Pra, nëse nuk e keni marrë dozën e tretë shtatë muaj pas të dytës, Çertifikata juaj Kovid nuk do të jetë e vlefshme.

2. Testi PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë – nëse nuk doni të vaksinoheni ndërsa dëshironi të qëndroni në një objekt hotelierie pas orës 22.00.

3. Një test antigjen negativ mund të shërbejë gjithashtu si leje, por është i vlefshëm vetëm për 48 orë.

4. Gjithashtu do të jetë e mundur që si Çertifikatë Kovid mund të konsiderohet vërtetimi se e keni kaluar infeksionin me virusin Covid – 19 në shtatë muajt e mëparshëm. “Pas kësaj, ne konsiderojmë se nuk është e sigurt të qëndrosh në një objekt hotelier në atë kohë,” tha Brnabiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *