fbpx

EDHE SHTATË BUJANOCAS TË SËMURË NGA COVID – 19

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 20. tetor 2021. – Pas një kohe të gjatë numri i të sapo infektuarve me Covid – 19 në Bujanoc është përsëri një shifror. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja të infektimit me Covid – 19.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në Qarkun e Pçinjës janë testuar 524 persona.

Analizat treguan se 163 persona ishin të infektuar me virusin Covid – 19.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarëve me virusin Covid – 19, 89 persona janë nga Vranja, Surdulica dhe Vladicin Han me nga 24, 10 nga Bosilegrad, 8 nga Tërgovishta dhe një nga Presheva.

Numri i pacientëve që trajtohen në spitalet kovid të Vranjës është rritur në 115 në krahasim me dje.

Të gjithë janë pozitivë në virusin Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërsa 61 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

9 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa 5 pacientë u larguan.




Leave a Reply

Your email address will not be published.