MUSTAFA: KOMISONI EUROPIAN ME KONSTATIM TË QARTË MBI SHKELJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE

Bujanoc, 20. tetor 2021. – Në raportin e progresit të lëshuar nga Komisioni europian thuhet qartë se po shkelen rëndë të drejtat e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, konsideron Kryetarii i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa.

– Raporti thekson shkelje serioze të të drejtave themelore të njeriut, të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimin e adresave të vendbanimit, gjuhën e urrejtjes të zyrtarëve të lartë, nevojën për të vazhduar procesin e ofrimit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione – ka shkrtuar Mustafa në Facebook.

Raporti u publikua të martën ndërsa Mustafa ka publikuar pjesët e tij që kanë të bëjnë veçanërisht me pozitën e shqiptarëve, duke thënë se raporti përfshinë një mori çështjesh t cilat KKSH i ka iniciuar vazhdimisht gjatë takimeve me zyrtarët ndërkombëtarë.

– Këshilli Kombëtar vlerëson rekomandimet e Bashkimit Evropian, mirëpo, nevojitet përparim i prekshëm në fushën e ushtrimit të të drejtave individuale të pjesëtarëve të pakicave kombëtare – thotë Mustafa.

Sipas tij, është i justifikueshëm edhe shqetësimi lidhur me transmetimin e programeve mediatike në gjuhët e pakicave, i cili është ende i pakët dhe varet nga financimi.

– Vlen të përmendet se u vu në dukje moszbatimi i marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat mund të inkurajojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare – theksoi Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *