NË BUJANOC BIE NUMRI I TË INFEKTUARËVE TË RINJË ME COVID – 19

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 21. tetor 2021. – Në Bujanoc, numri i rasteve pozitive me virusin Covid – 19 po bie për të dytën ditë me radhë. Sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranje, në 24 orët e fundit, 5 banorë të tjerë të kësaj komune janë prekur nga Covid – 19.

Vazhdon trendi njëshifror i të infektuarëve me virusin korona, ngase kështu ishte edhe ditën e djeshme, kur nga ky virus ishin prekur 7 persona.

Nga fillimi i muajit tetor janë sëmurë gjithsej 212 banorë të komunës.

Në nivelin e rrethit Pçinja, 488 persona u testuan për Covid – 19, nga të cilët 132 ishin pozitivë.

Nga të gjitha komunat nga territori i rrethit, numri më i madh i pacientëve në 24 orët e fundit u regjistrua në Vranje 73, 22 në Vlladiçin Han, 19 në Surdulicë, 9 në Bosilegrad, 3 në Tërgovishte dhe një në Preshevë.

Në spitalet Kovid të QSH Vranjës janë duke u trajtuar 116 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe pneumoni, ndërsa 61 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit njëmbëdhjetë pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa 9 u liruan.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *