Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 22. tetor 2021. – Në Bujanoc dje janë konfirmuar 6 raste të infektimit me Covid – 19, sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.
Që nga fillimi i javës, janë 28 banorë të Bujanocit të prekur nga virusi Covid – 19, ndërsa për të tretën ditë me radhë vazhdon të bie numri i të infektuarve në këtë komunë.
Në Qarkun e Pçinjës të enjten u testuan 508 persona, prej të cilëve 152 kanë rezultuar pozitivë, përkatësisht 29.9 për qind.
Më së shumti raste pozitive ka në Vranjë – 86, 28 në Surdulicë, 17 në Vlladiçin Han, 8 në Bosilegrad, 4 në Preshevë dhe 3 në Tërgovishtë.
Në spitalet Kovid të Vranjës, numri i pacientëve të shtruar është i pandryshuar – 115, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni.
Në mbështetje oksigjeni janë 51 pacientë, dhjetë më pak se dje
Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim spitalor 14 pacientë, ndërsa 13 janë lëshuar nga spitali.