KOMISIONI VIZITA NË TEREN, JAVËN TJETËR PUBLIKOHEN FITUESIT E MJETEVE PËR ZËVENDËSIMIN E ZDRUKTHTARISË

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 22. tetor 2021. – Lista preliminare e fituesve të subvencioneve për zëvendësimin e zdrukthtarisë në Programin për rehabilitimin energjetik do të publikohet javën e ardhshme, i thanë portalit tonë në Komunën e Bujanocit.

“Gjatë javës kemi vizituar ekonomitë familjare në Bujanoc dhe Tërrnoc, ndërsa sot kemi vizituar disa shtëpi në fshatrat Letovicë, Bilaç, Nesalcë, Osllarë dhe Lluçan, me çka përfundon kontrolli në terren”, ka thënë për Bujanovaçke Besart Bakiji nga Komisioni për subvencioneve.

Deri në fund të javës së ardhshme, thotë ai, pritet një listë paraprake me listën e qytetarëve që do të marrin para për zëvendësimin e zdrukthtarisë ndërsa qytetarët e pakënaqur do të mund të bëjnë ankesë brenda 8 ditëve, pas së cilës komisioni do ta hartoj litën përfundimtare të renditjes.

Kujtojmë se për zëvendësimin e zdrukthtarisë në shtëpi dhe banesa familjare kanë aplikuar 28 qytetarë të komunës së Bujanocit, ndërsa janë përzgjedhur edhe katër kompani për punimin dhe montimin e zdrukthtarisë.

Për Programin e rehabilitimit energjetik janë ndarë gjithsej 2 milionë dinarë – një milion nga buxheti i vetëqeverisjes lokale dhe një milion nga Ministria për energjetikë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *