Bujanoc, 22. tetor 2021. – Në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën në spitalet Kovid në Vranjë, njofton Qendra Shëndetësore e Vranjës.
Nga një vdekje është regjistruar gjatë dy ditëve të mëparshme.
Në QSH Vranjë janë shtruar 115 pacientë të infektuar, 51 prej të cilëve janë me oksigjenoterapi, për të cilat Bujanovaçke tashmë ka raportuar në mëngjesin e ditës së sotme.
Në spitalet Kovid në Vranjës (Psikiatria dhe Kirurgjia e Vjetër) aktualisht janë 43 vende të lira.
Nuk ka fëmijë të hospitalizuar.
Në ambulancën e ATD-së të enjten janë kryer gjithsej 257 ekzaminime, nga të cilat 116 ishin vizita mjeksore për herë të parë, ndërsa pjesa tjetër ishin kontrolluese, u bë e ditur nga QSH Vranjë.
Përqindja e të infektuarve në raport me numrin e të testuar sipas metodës antigjen është 52.7, që është 5.5 për qind më e lartë se një ditë më parë kur ishte 47.2.