BUJANOCASIT MË SË SHUMTI HARXHOJNË PËR USHQIM, NDËRSA NUK IU MBETEN PARA PËR KULTURË DHE UDHËTIME

Bujanoc, 25. tetor 2021. – Lexuesit e Bujanova[kes shpenzojnë më së shumti para për ushqim dhe shërbimet komunale, ndërsa udhëtimi dhe kultura janë pjesë e jetës për të cilën “nuk ka para”, ka treguar një anketë e portalit tonë “A janë të varfër banorët e Bujanocit”.

45.6 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se është e nevojshme të ndahen nga 50 mijë deri në 100.000 dinarë në muaj për një jetë normale të një familjeje katër anëtarëshe në Bujanoc dhe rrethinë, ndërsa 33.6 për qind besojnë se një jetë e denjë mund të sigurohet me të ardhura deri në 150.000 dinarë.

18,5 për qind e të anketuarve janë deklaruar se kjo shumë duhet të jetë deri në 200.000 dinarë.

Vetëm dy të anketuar besojnë se në Bujanoc mund të jetohet me 50.000 dinarë, që është 2,17 për qind e numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve në anketë.

92 lexues morën pjesë në sondazhin e portalit tonë, 20 prej tyre u përgjigjën se fitojnë midis 50,000 dhe 80,000 dinarë në muaj (21.7%), 16 të anketuar kanë të ardhur 80,000 – 120,000 dinarë (17.3%), ndërsa mbi 120,000 dinarë në muaj fitojnë vetëm se 6 pjesëmarrës (6.52%)

Megjithatë, numri më i madh i të anketuarve nga Bujanoci, 36 prej tyre (39.1%) janë përgjigjur se fitojnë nga 20.000 deri në 50.000 dinarë, ndërsa 13 (14.1%) kanë deklaruar se paga e tyre mujore është deri në 20.000 dinarë.

Lexuesit e anketuar thanë se shumica e parave nga të ardhurat e tyre shpenzohen për ushqim – deri në 30,000 dinarë në muaj (32,6%), pastaj për energji elektrike dhe ujë – deri në 10,000 dinarë (50%), për internet, telefon, kabllor kanë shpenzuar deri në 3000 dinarë (18,5%).

Po ashtu edhe lëndët djegëse (46.7%) dhe ilaçet (50%) hynë në pozicione të shpenzimeve të mëdha.

Ata kanë theksuar se pas pagimit të faturave, për nevoja të tjera atyre iu mbeten ose “pak para”, ose futen në “minus të trasha”, apo “zero të dyfishtë”.

“Nuk mbetet asgjë. Vijmë në situatë që duhet huazuar për ta pritur fundin e muajit”, thuhet në një nga përgjigjet e pyetjes se sa para iu mbeten për nevojat e tjera.

“Në fund ia dalim t’i “skenjojmë” 5000 dinarë sa për t’iu siguruar fëmijëve shkollor një vakt modest”, thotë në përgjigjen e tij njëri nga lexuesit.

Shumica e lexuesve të anketuar “nuk e mbajnë mend” herën e fundit që kanë dalë me familjen e tyre për drekë apo darkë në një restorant, ndërsa nuk kanë lënë mënjanë “asnjë dinar” për të blerë libra ose për të shkuar në teatër.

“Në Bujanoc nuk ka kulturë”, “Nga ku?”, “E pamundur të ndahen mjete për këtë dedikim” – këto janë vetëm disa nga përgjigjet e lexuesve tanë.

Ndryshe, sipas të dhënave të Byrosë Republikane të Statistikave, paga mesatare për muajin korrik në Serbi ishte 64.731 dinarë, ndërsa paga mesatare (shuma deri në të cilën fitojnë 50 për qind e të punësuarve) është 49.999 dinarë.

Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare neto në komunën e Bujanocit është 46.897 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *