fbpx

DOZËN E TRETË E KANË PRANUAR 1400 BUJANOCAS

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 28. tetor 2021. – Në komunën e Bujanocit rreth 1400 qytetarë kanë marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër Covid – 19, thanë për Bujanovaçke në Shtëpinë e Shëndetit.

Dr. Daliborka Pavloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetitt, thotë se deri më 27 tetor, mbi 14.000 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër kovid 19, ndërsa mbi 13.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht (me dy doza).

Për një muaj, numri i të vaksinuarve me dy doza është rritur me rreth 2000 qytetar, që nga raporti i fundit për imunizimin në nivel komune.

Vaksinimi kundër gripit sezonal, sipas doktoreshës Pavlloviqit, bëhet përmes mjekut të zgjedhur, ndonëse në fillim ishte rekomanduar që të bëhet përmes një pike vaksinimi.

– Është qëndrimi që përmes mjekut të zgjedhur mbulimi i vaksinimit kundër gripit sezonal të jetë më i lartë ndërsa me këtë do t’i kursenim nga shpenzimet e udhëtimit pacientët nga fshati dhe rrethina – tha Dr. Pavlloviq.

Vaksinimi kundër Covid -1 9 është duke u bërë në Fakultetin Ekonomik, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 20:00, të shtunën nga ora 08:00 deri në 16:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Vaksinat aktualisht të disponueshme janë Pfizer dhe Sinofarm ndërsa qytetarët së shpejti do të mund të vaksinohen me Sputnik V të prodhuar në Serbi, në Institutin Torlak.




Leave a Reply

Your email address will not be published.