GJATË TETORIT NË KOMUNËN E BUJANOCIT NGA COVID – 19 JANË SËMURË 275 BUJANOCAS

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 01. Nëntor 2021. – Në 24 orët e fundit në Bujanoc është regjistruar një rast i ri i infektimit me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në komunën e Bujanocit në muajin tetor është 275 persona.

Java e fundit e tetorit u shënua me një numër njëshifror të të infektuarve, nga se dje ishin 5 dhe një ditë më parë 7 të prekur.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në territorin e rrethit të Pçinjës për COVID-19 janë testuar 322 mostra, prej të cilëve 150 dolën të ishin pozitiv me koronavirus.

Vranja shënon numrin më të madh të të rasteve pozitive – 98, e ndjekur nga Surdulica me 30, Vlladiçin Hani me 17 dhe Presheva me 3 të sapoinfektuar.

Përveç Bujanocit, komuna me një rast pozitiv është edhe Bosilegradi.

Në spitalet Kovid të Vranjës janë shtruar për trajtim spitalor 126 pacientë.

Të gjithë janë pozitivë për virusin korona dhe pneumoni, ndërsa 62 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit janë shtruar për trajtim spitalor 8 pacientë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *