NË BUJANOC ASNJË I GJOBITUR PËR ÇERTIFIKATAT KOVID

Shkruan. D. Stoshiq

Bujanoc, 01. Nëntor 2021. – Një javë që nga aplikimi i Çertifikatave Covid, Inspeksioni komunal në Bujanoc nuk ka shqiptuar asnjë gjobë për mosrespektim të kësaj mase, u tha për për portalin tonë në vetëqeverisjen lokale.

Metin Ramizi, Kryeshef i Drejtoratit për punë të inspeksionit, thotë për Bujanovaçke se që nga fillimi i kontrollit nuk janë vërejtur parregullsi në objektet e hotelerisë.

– Branda javës nuk është shqiptuar asnjë dënim. Personat e gjetur në lokalet pas orës 22 kanë pasur çertifikata të vlefshme mbi vaksinimin, ndërsa pronarët e objekteve hoteliere respektojnë dhe zbatojnë masën e miratuar – thekson Ramizi.

Ai ka theksuar se shumica e pronarëve të kafeneve kanë vendosur që në ora 22 t’i mbyllin objektet për shkak se nuk duan të përplasen me mysafirët, ndërsa kafenetë në qendër të Bujanocit vazhdojnë të punojnë, por me respektimin e masës.

Krahas inspeksionit komunal, kontrollin e rregullores së re të Qeverisë së Serbisë për Çertifikatat Kovid e bëjnë edhe inspektorët sanitarë dhe ata të tregut.

Bujanovaçke më herët ka shkruar për mënyrën e zbatimit dhe kontrollit të kësaj mase, sikur edhe si funksionojnë certifikatat Kovid




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *